JOQ Albania
Home

Policia poston gjobën në Instagram, qytetarët kapin detajin e çuditshëm në shkrimin e policit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/01/2019 9:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që me 1 janar të këtij viti, të paktën propagandistikisht, bastet sportive dhe lojërat e tjera të fatit janë mbyllur.
E megjithatë thuajse çdo ditë që nga e para e këtij viti janë evidentuar raste ku llotot ushtrojnë sërish aktivitetin e tyre fizik, sepse online po se po.

Por, llotot me sa duket nuk janë fshirë as nga memoria e Policisë së Shtetit, ose më keq akoma janë referuese zyrtare për rrugë dhe vende të ndryshme.

Në faqen “Policia e Shtetit” në Instagram është postuar një gjobë e vënë në Tiranë dhe për policin vendndodhja është “Xhoi Lloto”.

Kjo u ka bërë jo pak përshtypje qytetarëve që e kanë dërguar foton pranë JOQ Albania dhe ngrejnë pyetjen nëse “kjo është serioze dhe profesionale për forcat blu?!”

Komentet u takojnë juve.