JOQ Albania
Home

Qytetari vdiq në oborrin e spitalit, shqiptarët për ministren Manastirliu: Të dorëhiqet dhe të burgoset
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/01/2019 17:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jemi në Shqipëri, aty ku një qytetar mbrëmë vdiq në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, pasi askush nga stafi mjekësor nuk denjoi ta prekte me dorë paçka se ishin thirrur nga shumë kalimtarë.

I moshuari ishte endacak dhe ishte dorëzuar në oborrin e spitalit pasi nuk kishte fuqi të shkonte më tej, sipas raportimeve ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur qytetarët e futën në spital me një barrelë ishte shumë vonë për të.

A ka dikush ndonjë koment për sistemin shëndetësor shqiptar pas kësaj ngjarjeje?!

Redaksia jonë përtej çdo lloj komenti u ka bërë shqiptarëve një pyetje akoma më të drejtpërdrejtë.

Në Instagramin zyrtar kemi shkruar për sondazh pyetjen:

A mendoni se Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duhet të japë dorëheqjen pas super-skandalit ku një endacak u la të vdiste në oborrin e QSUT?”

REZULTATI:

Po, në burg madje: 88%

Jo, është grua e mirë 12%.

Ndoshta dikush do të thotë se cila është lidhja e ministres me situatën konkrete ku mjekët nuk i janë përgjigjur një emergjence, por fakti është se ka shumë lidhje.

Në krye të kupolës së shëndetësisë është Manastirliu, çka do të thotë që nëse ajo nuk di të vërë punët përpara i gjithë sistemi mbetet në kolaps dhe dështon për të siguruar shëndetin e qytetarëve…diçka që ka ndodhur tashmë.