JOQ Albania
Home

“Rini vetëm për tallava e s*ks”, 12-vjeçaret me alkool e cigare brenda ambienteve të lokalit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 13/01/2019 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ditët e sotme të miturit i shkelin rregullat gati çdo ditë dhe më e keqja është se nuk u bëjnë përshtypje veprimet e tyre.

Një video live ka mbërritur pranë redaksisë JOQ Albania, ku duken një grup 12-vjeçarësh që po kërcejnë brenda një lokali. Vajza dhe djem pijnë cigare brenda ambienteve të lokalit edhe pse ka shumë kohë që është vendosur ligji antiduhan.

Ligjet janë shkelur në shumë raste, ku tregohen edhe në këtë video. Grupi i vajzave dhe djemve 12-vjeçarë nën ritmet e këngëve tallava po konsumojnë edhe pije alkoolike. Kjo gjë është kategorikisht e ndaluar. Vetëm personave mbi 18 vjeç u lejohet konsumimi i pijeve me përmbajtje alkoolike.

Të veshura me veshje aspak të përshtatshme, këto vajza 12-vjeçare bëjnë edhe veprime të pahijshme. Një djalë që po kërcen me njërën nga vajzat, e prek atë në vendet intime, ndërkohë që edhe e puth në buzë. Kjo video është e zeza shkruar në një letër të bardhë se shteti dhe rregullat e tij nuk kanë funksionuar kurrë.

Pronarët e lokalit dhe kamarierët kanë shkelur ligjet më të rëndësishme. Por ku është shteti këtu? Pse nuk kryen kontrolle Policia e Shtetit?

Në datën 22 tetor 2018 kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllen të gjitha lokalet ku konstatohet se u shërbehet pije alkoolike personave nën 18 vjeç. Edhe pse kanë kaluar tre muaj, ligji nuk zbatohet.

Lokalet nuk mbyllen, pijet alkoolike vazhdojnë të shërbehen dhe pirja e duhanit ndodh brenda ambienteve të lokaleve.

Reagimi i plotë i Ramës:

Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.
Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave."

Të dehur nga muzika më zërin tepër të lartë dhe nga efektet e pirjes së alkoolit, këtyre të rinjve nuk ua ndjen për rregullat që kanë shkelur.