JOQ Albania
Home

Njihuni me adoleshenten që është alergjike ndaj “jetës”, mbijeton falë qenit të saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/01/2019 20:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshente, e cila ka një alergji vdekjeprurëse ndaj çdo gjëje të mundshme që e rrethon, ka arritur të mbijetojë falë qenushes të saj të stërvitur, Makki.

17-vjeçarja, McKenze Messman, nga Lincoln, Nebraska, është e detyruar që ta kalojë pjesën më të madhe të jetës së saj e mbyllur në shtëpi ose në spitale. Ajo gjithashtu fle shpesh deri 15 orë në ditë.

Tre vjet më parë ajo u diagnostikua me sindromën Mast Cell Activation, e cila e bën sistemin autoimun të vajzës që të reagojë keq nga gjithçka që e rrethon, që nga dielli deri tek parfumet dhe ushqimi.

Për t’i ardhur në ndihmë McKenze-it, familja mori një qenushe në vitin 2016 e cila u stërvit për ta paralajmëruar vajzën 20 minuta para se të ndodhë ndonjë reaksion në trupin e saj.

Makki është e stërvitur për të kuptuar se kur vajzës i rriten nivelet e histaminës, kur i rriten rrahjet e zemrës dhe e paralajmëron atë përpara se të kalojë në krizë.

Kjo i lejon asaj të marrë medikamente për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave të saj ose për të sistemuar veten në kohë në një vend të rehatshëm përpara krizës ose reaksionit.

McKenze tregon:

Kur jam gati të kaloj reaksion alergjik, ajo më lëpin dorën, kur më rriten rrahjet e zemrës ajo më shtyn lehtë këmbën, kur do të më nisë migrena më prek me putra këmbën."

JOQ Albania