JOQ Albania
Home

“E vranë shqiptarët”, flet ministria greke e Drejtësisë për vdekjen e Albertit, ndërsa pala shqiptare “fle”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/01/2019 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë Koridalo. Ministria e Drejtësisë së Greqisë ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Mediat greke kanë raportua se për vdekjen e shqiptarit janë përgjegjëse grupet rivale. Këto të fundit i kanë zënë pritë viktimës Albert Baku, duke e gjuajtur me thikë dhe me armë që i kishin përgatitur me mjete rrethanore. Vrasësit e Albertit kanë qenë edhe shqiptarë, të cilët i kanë dhënë goditjet fatale.

Baku, akuzohet nga drejtesia greke se së bashku me një tjetër, mori pjesë në tentativën e vrasjes së avokatit Antonopoulos.

Për vrasjen që mbeti në tentativë e avokatit Antonopoulos, Albert Bako u dënua me 22 vite burg. Bashkëpunëtori i Bakut u dënua me 23 vite burg. Ata e pranuan se ishin autorë të tentativës për vrasjen e avokatit, duke thënë se ishin paguar për të kryer këtë vrasje.

 Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë Greke:

Një sulm vrastar ka ndodhur këtë mëngjes në ambjentet e paraburgimit të Koridallos ndaj shqiptarit Albert Baku nga dy prej të burgosurve.
Viktima si dhe kryerësit e paraburgosurit e tjerë janë shqiptarë dhe transferuar nga CP Domokos Kretë, në gjyq si të akuzuar përkatësisht si bashkëpunëtor në rastin e vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos dhe ishin në të njëjtën godinë, që ishte mbajtur më parë.
Viktima ishte dënuar edhe për tentim vrasje të avokatit C. Antonopoulos."

Incidenti po hetohet për vepër penale dhe disiplinore, dhe me urdhër të Ministrit të Drejtësisë z. Michael Kalogerou është kryer një mbledhje e jashtëzakonshme në  burgun e sigurisë së lartë CP Koridallos, nga sekretari Përgjithshëm Penal.

Albert Baku ishte transferuar sot në burgun Koridallos, dhe kjo siç duket ka sjellë përplasjen e tij me grupet rivale, të cilët e kanë masakruar, ku më pas ka gjetur vdekjen.  Në nëntor të vitit 2014, në një bar në Mikrolimano të Greqisë, ku argëtoheshin edhe fëmijë, Baku hapi zjarr me kallashnikov ku plagosi 14 persona.

Baku akuzohej se urdhëroi dy shqiptarë që të vrisin avokatin grek Michael Zafiropoulos. Shqiptari Albert Baku u arrestua atë kohë në Bullgari, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia greke.