JOQ Albania
Home

Lamtumirë “mik i vjetër”, Microsoft ndërpret së shpejti mbështetjen për Windows 7
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/01/2019 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është ndonjë çudi e madhe që të shohësh përdorues të kompjuterëve që vazhdojnë të përdorin versione të vjetra të sistemit operues të Windows.

Disa vazhdojnë të operojnë me Windows 7 pasi nuk u pëlqen mënyra sesi sistemet më të reja funksionon ndërsa disa të tjerë kanë në zotërim pajisje që e kanë të vështirë të operojnë me sistemet e reja.

Gjithsesi, cilado qoftë arsyeja që ju vazhdoni akoma të punoni me Windows 7, mund të ketë ardhur koha që të bëni “upgrade”, pasi Microsoft do të ndalë së shpejti mbështetjen për këtë sistem operimi.

Kompania ka njoftuar që më 14 janar të vitit 2020 nuk do të ofrojë më përditësime sigurie falas për Windows 7. Pas kësaj date, Microsoft do të ofrojë përditësime të sigurisë me pagesë për tre vjet, me çmime që rriten çdo vit. JOQ Albania