JOQ Albania
Home

Qytetarët “masakrojnë” Ramën dhe Lleshajn për Balilin: Të dëshpëruar, vetëdorëzimin e quani sukses
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/01/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se Balili prapa hekurave është një hap kundër krimit të organizuar, ndërsa ka uruar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Policinë e Shtetit bashkë me SHISH.

Rama shkruan:

Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH."

Por deklarata e Ramës ashtu sikurse edhe e ministrit Lleshaj që ia çojnë falenderimet Policisë së Shtetit nuk është pritur mirë nga qytetarët.

Në komentet që pasojnë statusin e Ramës deklaratat për qytetarët, janë vetëm mashtrime dhe nuk kanë nguruar të pohojnë se disa prej të kërkuarve janë të lidhur me partitë politike.

Ndër të tjera një qytetare shkruan:

Leni mashtrimet se po te ishte ky operacion shume I sofistikuar sic thua ti zoterote do ishte kapur me kohe ai, dhe shume te tjere qe sot levizin te lire sepse nuk figurojne as ne kerkin nga palicia & interpoli sepse jane te lidhur me klasat "partiake."

Të tjera komente: 

Sa te deshperuar qe jeni, vetedorezimin e quani sukes te policise, ne fakt kjo ngjarje ka vetm nje lexim: pasi u konsultua mire me prokurorine se cfare faktesh ka kunder tij dhe u bind qe sdo te kishte ndonje denim te madh ai u dorezua."

Edhe në lajmin e JOQ Albania shpërndarë në faqen e "Facebook", për ministrin Lleshaj, qytetarët nuk janë kursyer për të thënë atë të vërtetë të dukshme (lexo këtu).

Komente në Facebook:

Balilit e sigurte ju dha garancia per denim minimal dhe pastrim te dosjes ndersa Lleshi behet qesharak nen efektin e opiumit te rilindjes.
po si do e mbulojn mutin me shurre keta? ja pra keshtu, tjetri dorzohet, keta thon fal punes qe e bem, ti ishte per policin as nk kishte per tu kap ndonjeher, qe u vetdorzua do t thotr qe loja sapo filloi…
Je ministri I brençem me qesharak qe ka kaluar ne keto vitet e fundit. Te rofshin diplomat qe ke mar jashtetit."

Balili u vetëdorëzua, nuk e kapi policia e as ndonjë operacion i mirëorganizuar i Lleshajt.