JOQ Albania
Home

“Lajthit” WhatsApp, po u mundëson njerëzve të panjohur të lexojnë mesazhet e të tjerëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/01/2019 14:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

WhatsApp është një nga platformat më të populluara të mesazheve dhe deri më tani përdoruesit kanë qenë të kënaqur me shërbimin, ende të pa prekur nga reklamat.

Por, së fundmi një punonjëse e Amazon, Abby Fuller ka deklaruar se i janë shfaqur në ekranin e celularit të saj të ri, mesazhet e dikujt tjetër.

Në një postim të sajin në Twitter, Abby, shkruan:

U futa në WhatsApp me një numër të ri sot dhe mesazhet nga pronari i mëparshëm i numrit ishin aty të gjitha. Kjo nuk duket e drejtë.”

Ajo mori një numër të madh të komentesh që e pyesnin nëse po përdorte një celular që e ka pasur dikush tjetër, apo një numër që ka qenë në zotërim të dikujt tjetër. Por, Fuller i mohoi të gjitha.

Ajo shkroi sërish:

Po, ishte pajisje e re. Dhe jo, nuk u ble e përdorur. Nuk ishte një SIM i përdorur. Dhe, po jam shumë e sigurt që ato që dolën nuk ishin mesazhet e mia…Jam shumë e sigurt që është numri im. Nuk janë mesazhe të rikthyera nga ndonjë backup."