JOQ Albania
Home

Ambasada Gjermane sorollat shqiptarin, qytetari: Duhet një vit për një takim, punëdhënësi nuk më pret
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 16/01/2019 13:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria janë të shumtë, ashtu siç janë edhe problemet në vendin tonë. Gjermania është një nga destinacionet e preferuara për shqiptarët, si për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, por edhe për personat që kanë një zanat. Një qytetar i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku kërkon edhe ndihmën e komentuesve në lidhje me problemin e tij.

Personi i cili dëshiron të mbetet edhe anonim, ka katër muaj që ka aplikuar për vizë gjermane. Edhe në fillim Ambasada Gjermane i ka thënë se koha e pritjes është 6 muaj. Ditën e djeshme, qytetarit i ka ardhur një mesazh në email, ku i komunikojnë se ambasada ua ka shtyrë kohën e pritjes 1 vit.

Qytetari shkruan:

JOQ Albania përshëndetje. Kam 4 muaj që kam aplikuar për vizë gjermane dhe me informimin e ambasadës kur aplikova,më thanë që koha e pritjes është 6 muaj. Mirë s’na erdhi po e pranuam, edhe pse me zor e bindëm punëdhënësin të na presë kaq kohë. Dje më vjen një email nga ambasada që na e shtyn 1 vit kohën.
Pse tallen me ne se kuptoj? Më njoftoni ju lutem nëse publikohet, se dua të shoh opinionet. Unë personalisht besoj se këtu ka dorë qeveria shqiptare, që të parandalojë emigrimin masiv nga Shqipëria."

E-maili nga Ambasada Gjermane

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj, Disa muaj më parë ju jeni regjistruar për një aplikim për vizë me qëllim marrjen e një vize punë në Gjermani dhe aktualisht jeni duke pritur caktimin përfundimtar të takimit.
Për shkak të rritjes së kërkesës për takime, koha e pritjes prej rreth 6 muajsh, që ju është bërë me dije në emailin tuaj të regjistrimit, nuk mund të përmbushet. Aktualisht periudha e pritjes për të marrë takim është më shumë se një vit. Na vjen shumë keq për këtë situatë, por për shkak të burimeve të kufizuara teknike dhe njerëzore ne nuk mund të ofrojmë ndonjë datë takimi më të hershme.
Ambasada përpiqet të caktojë emërimet për të gjithë aplikantët sa më shpejt që të jetë e mundur. Caktimi i takimit bëhet sipas datës së regjistrimit dhe kategorisë përkatëse. Ne ju kërkojmë që të mënjanoni pyetjet përsa i përket caktimit të takimit. Kjo gjë nuk e shpejton procesin. Sapo t’ju jetë caktuar një takim, ju lutemi sigurohuni që ju keni të gjitha dokumentet e plota për të aplikuar për vizë. Ju lutem vini re informacionet në faqen tonë të internetit si dhe në fletët e informacionit tona. Bashkangjitur keni fletën e informacionit për punësim. Aplikantët me dokumente të paplota mund të kthehen që në hyrje të ambasadës dhe nuk do të lejohen të hyjnë në sektorin e vizave. Këta duhet të ri-regjistrohen dhe të presin për një caktim të ri takimi me një kohë pritje prej më shumë se një vit."