JOQ Albania
Home

Motorola mendon për nostalgjikët, rikthen modelin me kapak nga viti 2004
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/01/2019 0:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju kujtohet Motorola Razr nga fillimi i viteve 2000? Celulari super i hollë metalik, i cili ishte i pari përpara se iPhone dhe Galaxy të fillonin një revolucion të telefonave të zgjuar do të rikthehet.

Në vitin 2008 Motorola u ble nga Lenovo, i cili duket se do sjellë sërish celularin ikonë, ndërkohë që stafi po punon që të ringjallë telefonin e famshëm me kapak.

Ndërsa detajet shtesë mbi telefonin, të tilla si madhësia e ekranit ose nëse do të kenë mbështetje për 5G, mbeten të panjohura. “The Wall Street Journal”, thotë se Lenovo po punon me Verizon për sjelljen e telefonit që në muajin e ardhshëm.

Raporti gjithashtu thotë se Motorola Razr do të vijë me një çmim që nis me 1.500 dollarë, një çmim i kripur ky për t’u paguar për hir të nostalgjisë.

“Motorola Razr” doli fillimisht në treg në vitin 2004 dhe të gjithë nxituan ta blejnë prej ekranit të hollë dhe të vogël. Në vitin 2006, Motorola arriti suksesin më të madh ndonjëherë duke shitur 50 milionë celularë.