JOQ Albania
Home

Ky është pacienti të cilit mjekët i “pompuan” 14 kanoçe birrë në stomak për t’i shpëtuar jetën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/01/2019 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pacienti në një spital në Vietnam, i cili u paraqit me helmim nga alkooli, mjekët i “pompuan” 14 kanoçe me birrë në stomak për t’i shpëtuar jetën. Konkretisht në stomakun e tij u transferuar plot 5 litra birrë.

Mjekët i morën masat e nevojshme pasi zbuluan se niveli i metanolit në gjakun e 48 vjeçarit, Nguyen Van Nhat ishte 1.119 herë më i lartë se normalja.

Edhe pse duket e çuditshme, transfuzioni i birrës u bë për të ngadalësuar përparimin e metanolit në mëlçi. Si fillim atij iu injektuan 3 kanoçeve me birrë dhe më vonë iu injektuan nga 1 kanoçe çdo orë.

Kur numri i kanoçeve shkoi në 15, Nguyen erdhi në vetë dhe rifitoi vetëdijen.

Sipas raporteve mjekësore, Nhat humbi vetëdijen pasi metanoli në trupin e tij u oksidua në formaldehid që përfundimisht u shndërrua në acid formik.

Në raste si ky, transfuzioni i birrës ndihmon mjekët për të kryer dializën dh për t’i shpëtuar jetën një pacienti.