JOQ Albania
Home

“Fut e bjer” në Tiranë/ Djemtë rrihen për turp në rrugë se kush duhet të kalonte i pari
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/01/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur vetëm pak momente më parë në Tiranë pranë zonës së njohur si Komuna e Parisit.

Dy makina kanë qenë duke u futur në të njëjtën rrugë kur befas ka ndodhur ai që njihet si “inati i rrugës”. Në njërën nga makinat, sipas një qytetareje të pranishme në vendngjarje, ndodheshin tre djem ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin dy djem dhe një vajzë.

Asnjëri nga dy shoferët nuk ka dashur që të lerë makinën tjetër të futet në rrugë përpara makinës së tij. Pas kësaj, njëri nga djemtë i ka nxjerrë gishtin e mesit makinës "kundërshtare" dhe kaq ka mjaftuar që djemtë e makinës tjetër të irritoheshin.

Të dy palët dalin nga makinat dhe fillojnë e zihen si fëmijë me grushta e shkelma. E trishtë është edhe pamja kur vajza e pranishme në një nga mjetet fillon e bërtet duke u kërkuar të ndahen.

Është e pakonceptueshme se si në vitin 2019 djemtë shqiptarë mund të zihen në këtë mënyrë kaq të turpshme se kush duhet të kalojë i pari në një rrugë publike.

Në vijim video ekskluzive për JOQ Albania. Komentet ju takojnë juve!