JOQ Albania
Home

“Vetëm të vdekur i merrni njerëzit në shtëpi ju, se të gjallë nuk ju duhen!”, mësuesi telefonon urgjencën, merr përgjigjen skandaloze
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/01/2019 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që sistemi shëndetësor në vendin tonë është tërësisht i kalbur, këtë e di i madh e i vogël, që ka përjetuar pasojat mbi veten e tij.

I gjithë sistemi, nisur nga ato që pastrojnë dhomat e deri tek shefat e mëdhenj, nuk të prekin me dorë por nuk u fute 5-mijëlekëshin në xhep.

Betimi i Hipokratit është përdhosur me kohë, teksa shërbimi primar për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë nuk sigurohet.

Sa jetë njerëzish mund të kenë humbur nga vonesa e një ambulance e sa të tjerë pritet të vendosin jetën e tyre në dorë të papërgjegjshmërisë.

Ditën e sotme, Donald Dervishi, mësuesi i devotshëm që ka ndërtuar para disa kohësh një shkollë në një fshat të Skraparit me paratë që fitoi në një emision televiziv, i ka ndodhur një histori që mund të cilësohet si e rëndë përsa i përket shërbimit që duhet t’u bëhet qytetarëve që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Ai ka dërguar disa foto ku duken ambulancat vend qëndro, kur në fakt ai kishte telefonuar urgjencën për ndihmë. Pasi i është refuzuar, mësuesi është detyruar të marrë taksi për të shkuar në spital.

Edhe pse ka shkuar me taksi në spital, në sallën e QKUM në Tiranë regjistrohet si vizitë e bërë nga ata.

Djali ka rrëfyer historinë e tij:

Do ju tregoj pak historine e ketyre kater autoambulancave ne qytetin bregdetar te Durresit. Dje pata nje dite te veshtire. Ethe te tmerrshme, dhimbje koke te thella, temperature 40 grade, keputje trupi, kolle te thelle deri ne mushkri me sekerecione, te cilat nuk me jane ndare edhe sot. Mora heren e pare numrin 127. Cfare ke me? – tha, – jam semure, – iu pergjigja. I shpejgova simtomat, i kerkova dhe ambulance. He se je djale i ri ti me tha, ia kalon. Me lidhi me kete numer +35552222222. Fola me keta te Durresit, me tha po pres konfrimim nga Tirana(une sapo kisha folur me Tiranen) E mora perseri, dajli pres konfurmim nga Tirana përsëri. Opo iu pergjigja vetem te vdekur i merrni njerizt ne shtepi ju, se te gjalle nuk ju duhen. Mblodha forcat, mora taksi, shkova ne spitale. Ne spital pash 4 ambulanca te parkuara qe nuk kryenin asnje pune. U cudita!!! Te njejtat fjale qe i thash ne telefon sportelistes se "call center", ia thash edhe ne sy. Gjendja ime dukej si ishte eshe nje njeri qe nuk eshte doktor do e kuptonte qe une isha shume semure. Ulu atje me tha dhe prit radhen. Si qytetar i ndergjegjshem, pa hyre jashte radhe por prisja, deri sa u lirua dhoma, edhe pse me 40 grade temperstura. Me vone m’u dhe mjekimi nevoshem, nje serum dhe ilace brenda serumit, ajo me solli ne vete. Ka doktor dhe infermier te rinje, te dashruar pas profesionit te tyre dhe nuk besoj se te gjithe do largohen nga ky vend edhe pse sot jemi keq. Por kerkimi i nje ambulance ne Shqiperi eshte mison me vete, si te kerkosh nje anije kozmike per te shkuar ne Hene. Burokraci totale dhe papergjegjshmeri ndaj jetes njerzore. Ketyre 29 vjecareve politikane, njerzit iu bejne me shume pune te vdekur, sesa te gjalle, sepse iu kerkojne llogari per gjera qe nuk i kane bere per kaq vjet. Kjo eshte "Shqiperia qe duan, kjo eshte" Ne jemi Ndryshimi, perpara! " kjo eshte" Te ecim me shpejte". Gjate ketyre viteve kemi Shpresuar per ndryshim dhe kemi besuar se dicka do te behej, por babezia dhe pafytyresia per te demotivuar kete popull i kaloi limitet. Tani po vajmme pasojat qe jane trasheguar ne vite. Rrofte partia e popullit! Jetofte ne jete te jeteve vepra madheshtore e K. Maksit!
Ju lutemi postojeni, pasi po vidhen Shqiptaret deri ne palce nga sistemi i kalbur i Shendetsise ,nderkohe qe Pushteti mburret, realiteti eshte krjet ndryshe.”