JOQ Albania
Home

Bëri provimin për inspektor tatimor por nuk i kthejnë përgjigje, fieraku: Na i mërzitët Shqipërinë o plehra
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20/01/2019 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo në pak raste mënyra se si administrata shtetërore u shërben qytetarëve lë shumë për të dëshiruar.

Në redaksinë e JOQ Albania ka ardhur denoncimi i një djali nga qyteti i Fierit, i cili tregon se si  Departamenti i Administratës Publike në Tiranë, nuk i ka kthyer ende përgjigje për provimin që ka zhvilluar për t’u emëruar në pozicionin si  inspektor kontrolli tatimor në Fier.

Ai ka treguar për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ! Jam nje djale nga Fieri. Ne date 18 Janar u be nje testim tek Departamenti i Administrates Publike ne Tirane per Pozicione si Inspektor Kontrolli Tatimor ne Fier. Normalisht jo me shume se dy ore pas mbarimit te provimit vjen mesazhi ne posten elektronike me piket perkatese pasi ketu kontrolli behet automatik dhe normalisht vjen njoftimi per kualifikimin ose skualifikikimin per fazen tjeter per cdo njerit nga konkurentet me piket perkatese. Por po mbyllet dita e dyte dhe asnje pergjigje. Kemi nje muaj e gjysem qe pergatitemi per kete provim per te mos folur per shpenzimet e trasnporit".

Më tej, ai ka treguar se ditën e martë kanë provimin me gojë dhe nuk dinë se si të veprojnë.

Më tej ai ka treguar:

Kete te marte kemi dhe provimin me goje dhe nuk dime si te veprojme pasi nuk e dime qe jemi te kualifikuar ose jo. Desha qe dikush nga lart te degjoje kete mesazh dhe te veproje ligjerisht pasi ketu kuptohet qarte qe bie era korrupsion dhe kompromentim. Nuk mund te behet kaq hapur kjo gje dreqi e mori se na i merzitet Shqiperine o plehra. Serb e Grek se nuk ka mundesi tjeter. Besoj qe kjo thirrje te degjohet nga dikush aty lart qe ka nje brerje  ndergjegjie.

Ndërsa në përfundim të mesazhit të tij fieraku ka shkruar se institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë sa më parë sepse po ikin të gjithë elita dhe në Shqipëri po ngelen vetëm tradhtarët.

Ai përfundon:

Veproni se se po iken gjithe elita vetem tradhetare dhe injorante do ngelen ketu. Flm per mirekuptimin!"