JOQ Albania
Home

Publikohen fotot, këto janë tre versionet e Galaxy S10 që Samsung do t’i sjellë në shkurt
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/01/2019 21:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, Samsung ka konfirmuar datën kur do të sjellë prurjet më të reja. Kompania do ta mbajë eventin e prezantimin të produkteve të reja, të quajtur “Unpacked 2019” më 20 shkurt.

Ky event pritet të sjellë të shumëpriturin Galaxy S10 dhe celularin e palosshëm, Galaxy X për të cilin është folur shpesh si dhe modele të tjera.

Ndërkohë, në internet tashmë janë zbuluar edhe foto të këtyre modeleve. Ashtu si Apple me iPhone-t e rinj, mendohet se Samsung do të sjellë tre pajisje të gjeneratës së fundit.

Zbulimin e ka bërë, Evan Blass në llogarinë e tij në Twitter.

Tre modelet e reja vijnë në përmasa të ndryshme. S10E, në të majtë mendohet të jetë edhe e varianti më i lirë. Modeli S10+, i cili ndodhet në të djathtë, vjen me tre kamera në pjesën mbrapa dhe me dy përpara.

Fotot e publikuara nuk na tregojnë shumë veç dizajnit të jashtëm, për detajet e tjera na mbetet të presim eventin e 20 shkurtit që do të transmetohet direkt edhe në rrjet.

Prezantimi i produkteve të reja nis në orën 11 të mëngjesit, PT.