JOQ Albania
Home

25-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Për një gabim të babait tim, askush nuk do të martohet me mua
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22/01/2019 7:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh i paragjykuar në shoqërinë shqiptare është një fenomen që haset shpesh.

Por çdo të thotë, të jesh i paragjykuar?

Paragjykimi është një mendim i gabuar, i padrejtë, që është formuar për dikë a për diçka që më parë, pa e njohur mirë,

Në disa raste paragjykohemi edhe për shkak të gabimeve të prindërve, apo dikujt tjetër. Pikërisht kjo gjë i ka  ndodhur një  vajze të re, e cila ka treguar për JOQ Albania se askush nuk do të martohet me të, pasi e paragjykojnë për gabimet e babait të saj.

Vajza është 25 vjeç dhe thotë se jeton në fshat dhe aty paragjykimet vrasin më shumë se kudo tjetër. Ajo rrëfen se para 5 vitesh babai i saj vrau një person dhe më pas vrau edhe veten, por për këtë gjë askush nuk do të martohet me të.

Më tej ajo tregon:

Pershendetje JOQ Albania! Doja te tregoja historine time.jam nje vajze 25 vjec. Para 5 vitesh im ate kreu nje vrasje dhe me pas vravi veten. jetoj ne fshat, opinioni ne fshat te vret shume. Askush nuk martohet me mua sa pyesin per familjen time dhe degjojne historine e babait tim. Njoha nje djale ne fb, por dhe ai kur i tregova historine e babait u largua nga une se kuptoj pse? per fajin e dikujt gjykohemi te gjithe, kam menduar te ik jashte tek daja ne France e mos kthehem kurre ne kete vend."