JOQ Albania
Home

“Më ngacmonte nga gjoksi e më ledhatonte, ishte e shpifur”/ E reja rrëfen si është abuzuar seksualisht nga i afërmi i saj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22/01/2019 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpesh herë opinioni publik është tronditur nga rastet e abuzimeve seksuale kanë ndodhur edhe brenda familjes, apo mes të afërmëve. Edhe pse janë të vështira, për t’u besuar janë të vërteta dhe cilësohen si plagë të shoqërisë.

Një vajzë e re ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar historinë e saj të trishtë. Ajo thotë se në moshën 12 vjeçare është ngacmuar seksualisht nga djali i xhaxhit të nënës së saj.

Vajza thotë se prindërit e saj e çonin në shtëpinë e tij sepse ishin në punë, por ai fillonte ta ngacmonte nga gjoksi dhe e ledhatonte.

Po ashtu ajo tregon se gjyshja e saj e kishte parë, por i kishte thënë mos t’i thoshte njeriu. Më vonë vajza i ka  treguar të gjitha nënës, së saj e cila është tmerruar.

Ajo rrëfen për JOQ Albania:

Pershendetje jeta eshte qejf! Kam lexuar shumë histori ketu, por asnjeher per abuzimet seksuale qe behen ne familje ne fis, kjo eshte realitet qe shum kan frik ose turp ta tregojn. Po e nis Un e para me historin time personale qe uroj mos ta perjetoj njeri. Kam qen 12    vjec kur ai njeriu peshtir me ngacmone nje pedofil mund  të them Mami im e kishte djal xhaxhai jetonim afer me shtepi. Kur prindërit kishin pun me conin atje ai njeriu ndyr me ngacmonte nga gjoksi me ledhatonte ishte e shpifur, kur e kujtoj me dridhet trupi. Un qaja nuk doja te shkoja atje te rrija kur me conin prinderit nje dit gjyshja ime e shikon edhe me thot te keqen nena mos ja thuaj njeriut, por Nena vdes kur Un Isha 14 vjec ky I peshtir me vinte tek shkolla derisa nje dit I thash mamit ajo u tmerrua, e besoi te gjitha edhe nga ajo dit jeta me ndryshoi, kur vdiq ai Un u gezova uroj te digjet ne ferr, I them prinderve. Mos beson tek askush fmijet tuaj e keqja ndodhet shum afer jush. Tani jam martuar Kam nje djal burri Im di gjithcka jam e lumtur por ato dy vite mankthi sdo ti harroj kurr Un Isha vetem nje fmij.