JOQ Albania
Home

Horror në mes të Beratit/ Kafsha e gjorë lihet të japë shpirt në rrugë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22/01/2019 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri rastet kur kafshët janë dhunuar, apo dhe abuzuar mizorisht me to nuk kanë munguar. Së fundmi sipas një denoncimi të ardhur në redaksisë e JOQ Albania një kafshë është lënë në gjendje agonie, në mes të rrugës dhe akush nga institucionet nuk bën asgjë.

Denonsuesi tregon se kafsha e gjorë ndodhet në Berat, pranë stadiumit të vjetër në lagjen 30 Vjetori,  jo shumë larg institucioneve më kryesore  të këtij qyteti.

Krahas denoncimit, ai ka dërguar edhe disa pamje të kafshës së gjorë, të cilat flasin më shumë se 1000 fjalë. Po sipas denocuesit kjo situatë është një horror.

Ai shkruan më tej për JOQ Albania:

Përshëndetje! Jemi në Berat në stadiumin e vjetër ‘lagja 30 Vjetori’  jo shumë larg institucioneve më kryesore  të këtij qyteti. Prej disa  ditësh kjo kafshë  është prurë dhe lënë nga një person I papërgjegjshëm( I kësaj lagje)në gjendje agonie duke e kthyer këtë situat në një horror të vërtet për gjithë banorët e kësaj zone. Lutemi që ta pasqyroni këtë problem  për të shpresuar që këto institucione do të zgjohen nga gjumi i paaftësisë. Faleminderit!!"