JOQ Albania
Home

“Vazhdojnë të jetojnë njerëz budallej si puna jote”, djali mashtron farmacisten me 50 euro falso, pronari ka një mesazh
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22/01/2019 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e mashtrimit janë bërë diçka e zakonshme në vendin tonë. Në mos jemi ne vetë viktima e këtij akti të shëmtuar, me siguri do të jetë ndonjë i afërm apo person që njohim.

Në të shumtën e rasteve fajtori nuk gjendet kurrë dhe kjo vepër penale mbetet e pandëshkuar edhe në rastet kur denoncuesi ka pamje filmike të personit.

Një denoncues ka rrëfyer për JOQ Albania një rast mashtrimi me para falso.

Ky rast vjen nga qyteti i Durrësit, kur një person i cili hiqet si klient, mashtron farmacisten e dyqanit dhe i jep 50 euro false.

Pronari ka shkruar për JOQ Albania:

Dje ne rrugen e ish-kenetes ne Durres rreth ores 20:14 minuta eshte paraqitur nje person rreth te 38 39 vjec i cili eshte prezantuar si klient, pas dy porosive qe ben i jep farmacistes 50 euro por 50 euro fallco ama nderkohe farmacistja ben kursin dhe i kthen reston ne lek doja ti thoja atij personi se besoj se eshte fans i faqes suaj si te gjej, lutju zotit qe ke gjetur vetem farmacisten ne ate moment dhe e dyta ben mire mir tja kthesh ato leket qe ke marre deri neser perndryshe fotot e tjera te qarta dhe video do te cohet ne polici dhe e treta akoma vazhdojn te jetoj njerez budallej si puna jote ku ne cdo bisnes ke kamera. Nderkohe dhe farmacia ka pasur 4 kamera i dashur qe te kane filmuar dhe oren cfare ore kishe, ju lutem publikoje dhe te lutem shume anonim sepse nuk dua te cenoj emrin e farmacise, po ju bashkengjis dhe fotot.”