JOQ Albania
Home

Zbulohet mënyra për të dalluar shenjat e para të Alzheimerit 16 vite para shfaqjes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/01/2019 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një test gjaku mund të dallojë nëse jeni të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit, 16 vite para se të shfaqen simptomat.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, një test i thjeshtë gjaku mund të zbulojë gjurmë të sëmundjes dy dekada përpara se të nisë shfaqja e simptomave tek pacientët e sëmurë.

Kërkuesit e kanë ditur prej shumë kohësh që të sëmurët me Alzheimer kanë nivele më të larta të një proteine të caktuar që rrjedh në lëngun cerebrospinal, pas vdekjes së qelizave të trurit.

Tani studiuesit se tani ata mund ta zbulojnë këtë proteinë në gjak dhe se nivelet e saj rriten me të njëjtën shpejtësi që truri humbet neuronet dhe fillon të tkurret.

Testi i gjakut, që kërkon për proteinën e caktuar do të kryhet në moshën e mesme, shumë para se shumica e pacientëve nisin të diagnostikohen me sëmundjen e rëndë.

Ekipi, i udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në St Louis, Misuri, thotë testi i thjeshtë i gjakut është mënyrë shumë herë më e lehtë dhe më e lirë sesa kontrollet rutinë për sëmundjet e trurit, që ofrohen nëpër klinika. JOQ Albania