Një modele ka treguar se si ish i fejuari e braktisi vetëm një javë para dasmës së tyre, vetëm se vuri shumë peshë nga ilaçet.
Emily Nicholson, e diagnostikuar me kancer të pashërueshëm, u braktis nga i fejuari sepse kishte shtuar 31 kg prej ilaçeve që merrte për të luftuar sëmundjen.
24-vjeçarja e pa veten e saj të shtonte kilogramë ditë pas dite brenda 6 javëve pasi kishte nisur të merrte steroide.
Nicholson u diagnostikua me kancer në tru në shkurt të vitit 2016 ndërsa në janar të vitit 2017 mjekët i dhanë lajmin se i kishte mbetur vetëm një vit jetë.
Por, pavarësisht sëmundjes së saj, Emily dhe 24-vjeçari, Jamie Smith kishin bërë plane që të martoheshin në momentin që ajo mori lajmin e hidhur.
Gjithsesi, një javë para martesës, Jamie e braktisi duke i dërguar vetëm një mesazh në Facebook.
Ajo tregon: