JOQ Albania
Home

Apple lëshon iOS 12.1.3, rregullon disa probleme të bezdisshme për iPhone por…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/01/2019 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple ka lëshuar iOS 12.1.3 për pajisjet iPhone, iPad dhe HomePod.

Përditësimi i sistemit operues, ashtu siç pritej, rregullon disa nga problemet më bezdisëse me pajisjet, por nuk sjell asnjë risi në aspekte të tjera.

Ky përditësim rregullon një nga “buburrecat” më shqetësues që ndikonte tek aplikacioni FaceTime dhe lidhjet Bluetooth. Pa këtë rregullim të fundit, hakerat mund të ndërhynin dhe të merrnin kontrollin e aplikacionit FaceTime.

iOS 12.1.3 “riparon” gjithashtu disa probleme shqetësuese të aplikacionit “Messages”, adreson gjithashtu një numër problemesh me audion.

Ndërsa për ata që përdorin CarPlay, pritet që të rregullohet edhe problemi me “buburrecin” që e bënte aplikacionin të shkëputej kur përdorej nga një iPhone iPhone XR, XS ose XS Max.

Me pak fjalë, përditësimi i ri ka qenë vetëm për riparim problemesh, risitë e reja pritet të vinë me lëshimin e iOS 13 në qershor. JOQ Albania