JOQ Albania
Home

Kartëmonedha me dhjamë lopësh, indianët i bëjnë “namin” Bankës së Australisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/01/2019 12:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komuniteti Hindu po i kërkon Bankës Australiane që të mos shtypë kartëmonedha me mish viçi.

Kërkesa vjen pasi u zbulua që Banka përdor dhjamë lope për të shtypur kartëmonedhat 5, 10, dhe 50 dollarëshe që tashmë kanë dalë në qarkullim.

Ndërsa kartëmonedhat 20 dhe 100 dollarëshe do të futen respektivisht në vitin 2019 dhe 2020.

Këtë javë, Presidenti i Shoqërisë Universale të Hinduizmit, Rajan Zed, i kërkoi RBA-së që të tregojë respekt për ndjenjat e hinduve dhe të përdorë një proces të prodhimit të kartëmonedhave që nuk e ka lopën si përbërës.

Sasi të vogla të dhjamit, të cilat merren nga dhjami i lopëve apo i deleve përdoren në prodhimin e kartëmonedhave të  polimerit për të siguruar vetitë anti-statike.

Lopët janë të shenjta për hindutë dhe konsumi i mishit viçit është tërësisht në kundërshtim me besimet e tyre. JOQ Albania