JOQ Albania
Home

Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë, ja sekretet e jetëgjatësisë së saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/01/2019 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e moshuar, që mendohet të jetë personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë ,ka ndërruar jetë në moshën 128-vjeçare në vendin e saj të origjinës, Rusi.

Vdekja e Nanu Shaovës, në republikën ruse të Kabardino-Balkaria, u raportua të hënën.

Thuhet se Nanu lindi para se të vinte në pushtet Perandori Nicholas II dhe para dy vitesh, ajo u regjistrua në librin e Rekordeve të Rusisë si personi më i vjetër në vend.

Më herët ajo ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte puna e fortë dhe qumështi i thartuar.

Sipas saj meritën e merrte pija lokale e quajtur Ayran, një miks jogurti dhe uji të ftohtë akull që ajo e pinte në vend të çajit.

E moshuara Nanu ka qenë e martuar dy herë, kishte 8 fëmijë, 19 nipër e mbesa, 33 stërnipër dhe 7 stër-stërnipër.