JOQ Albania
Home

I mashtron “viktimat” e tij me një qetësi të jashtëzakonshme, ky është “fisniku” që po bën namin me para falso
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/01/2019 15:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërriti një denoncim (Lexo këtu) në lidhje me një person të moshës 38-39 vjeç, i cili ka mashtruar një farmaciste në Durrës, në zonën e Kënetës, duke i dhënë 50 euro falso.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën dhe ekzistojnë gjithashtu pamje filmike të  personit. Po ky person ka bërë të njëjtin veprim në Tiranë në një dyqan lulesh.

Sipas një tjetër denoncimi për JOQ Albania, ai kishte mashtruar sërisht shitësen e dyqanit, duke i dhënë 50 euro falso, duke ruajtur një qetësi të jashtëzakonshme. Kamerat e sigurisë  kanë kapur momentin kur ai është larguar nga dyqani duke vrapuar.

E njëjta histori është përsëritur edhe me një farmaci në Tiranë. Denoncuesi ka vënë re se është i njëjti person, ndërsa numri serial në kartëmonedhë është identik me atë të rasteve të tjera.

Sipas denoncuesit, ky person e ka bërë rrugë këtë veprim, duke marrë në qafë bizneset dhe farmacitë. Ndër të tjera ai shton se personi në fjalë është nëj falsifikues i mirfilltë dhe duhet bërë shembull, pasi do të dëmtojë edhe biznese të tjera.

Reagimi për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ. Vura re denoncimin qe ka bere nje farmaci ne durres ne lidhje me nje person qe ka blere me 50 euro fallco tek faqia juaj. Dua te bej gjithashtu te njejtin denoncim sepse edhe mua me ka ndodhur e njejta gje nga i njejti person dhe me te njejtin numer serie te monedhes. Duket qarte qe ky person e ka bere kete veprim ne disa biznese dhe duhet kapur sepse po i bie ne qaf bizneseve te farmacive . Keto jane imazhet ne famacin time perpara disa ditesh Te lutem postojeni sa me shpejt sepse nese behet virale mund te shpetojm dike Apo ai mund ta shohi dhe ndoshta nuk e bene me si veprim. Kam hezituar me pare sepse nuk doja probleme por shoh nga komentet qe per disa njerez eshte e pabesueshme si veprim. Por e hoqa vet ne kurriz dhe duhet bere shembull. Dhe euro fallco eshte identik i njejti me te njejtin nr.serial me ate qe eshte denoncuar edhe dje nga ju. Ky moster ka per tbere deme ne sh biznese te tjera nese nuk denoncohet."