Një video që tregon zemërgjerësinë e një fëmijë 9-vjeçar po bën xhiron e rrjetit.
Cheikh Faizal kishte dalë me prindërit e tij në momentin që pa një djalë tjetër të vogël, të pastrehë, që ishte zbathur.
Djalit të vogël, si duket i erdhi keq për djalin tjetër që dukej sikur kishte të njëjtën moshë me të, prandaj donte që të bënte diçka të mirë për të.
Kështu, pa u menduar dy herë, ai i hoqi këpucët dhe çorapet që kishte dhe u mundua t’ia vishte lypësit që rrinte në rrugë me të ëmën.
Pasi ia veshi këpucët dhe e përqafoi disa herë, Cheikh u largua zbathur bashkë me babain e tij. Videoja është filmuar në 12 janar në Kuala Lumpur.
Babai krenar i djalit, Sofian u shpreh: