JOQ Albania
Home

Samsung sjell në shkurt gjeneratën e re, këto pritet të jenë çmimet për tre modelet e Galaxy S10
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/01/2019 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që duhet të presim shkurtin për të marrë të marrë informacione zyrtare, “eskpertët” e kësaj fushe kanë nxjerrë tashmë fotot e gjeneratës së re së Samsung si dhe çmimet.

Kështu, sipas një raporti të kryer në Itali tre modelet e Galaxy S10 vijnë me hapësira të ndryshme të magazinimit dhe çmime që nisin nga 780 Euro deri në 1,800 Euro.

Sa i përket ngjyrave, të bardhës dhe të zezës i shtohet edhe jeshilja si një ngjyrë standarde.

Galaxy S10 Lite do të vijë me ngjyrat: E bardhë, e Zezë, Jeshile dhe e Verdhë

Galaxy S10: E zezë, e Bardhë, Jeshile

Galaxy S10+: E zezë, e Bardhë, Jeshile plus dy versione speciale

Treshja Galaxy S10 nga Samsung do të zbulohet më 20 shkurt dhe priten të jenë në dyqane më 8 mars. JOQ Albania