JOQ Albania
Home

“Në Shqipëri nuk ka bamirësi të madhe, po bëj gjithçka vetë!”, e huaja i jep leksionin shembullor shëndetësisë shqiptare
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 24/01/2019 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që në marrjen e mandatit të parë kryeminstri Edi Rama premtoi se shëndetësia në Shqipëri do të ishte falas.

Gjatë ditës sotme në redaksinsë e JOQ Albania një person ka bërë apel për të përkrahur nismën e një gruaje të huaj, e cila është martuar me një shqiptar.

Ai ka shkruar për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ! Eshte nje nisme qe vertet mund te shpetoje shume jete ne Shqiperi, sidomos ne rajonat te thella te Shqiperise, ku nuk ka ndihmen te shpejt!!! Zonja eshte martuar me nje shqiptar dhe e do Shqiperine me gjithe zemer dhe meriton ndihmen tone.

Por për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë është kjo nismë?

Në një postim në rrjetet sociale, kjo grua e quajtur Lana Nela ka shkruar se ka mbledhur para për të  blerë defibrilatorin e parë. Më tej në postimin e saj ka shkruar se defibrillator shpëtoi jetën kur njeriu u rrëzua në rrugë.

Ajo vazhdon duke shkruar:

Përshëndetje! Fillimisht shpresoj të mbështesni nismën time. Unë jam një "pratikuese e ringjalljes" në Brighton në Britaninë e Madhe dhe pjesa më e madhe e familjes sime jeton në Shqipëri. Vitin e kaluar grumbullova para për të blerë defibrilatorin e parë në dispozicion të publikut (AED) dhe organizuar trajnimin e CPR në një nga shkollat. Sot ky defibrillator shpëtoi jetën kur njeriu u rrëzua në rrugë. Unë kam për qëllim rritjen e numrit të defibrilatorëve AED publik në dispozicion, por kam nevojë për ndihmë. Në Shqipëri nuk ka bamirësi të madhe dhe po, bëj gjithçka vetë. Nëse mund të dhuroni, ju lutemi bëni me anë të lidhjes https://uk.gofundme.com/AEDforTiranaschool. Gjithashtu nëse ju njihni ndonjë person që mund të ketë qasje për të dhënë fonde të mëdha mjekësore, që unë ta bëj këtë projekt të qëndrueshëm, do t’ju isha shumë mirënjohës nëse më thoni.  Shumë faleminderit, Lana

Në fund të gjithë kësaj mund të thuhet se kjo grua e huaj i ka dhënë një leksion gjithë sistemit shëndetësor në Shqipëri.