JOQ Albania
Home

Del dokumentari tronditës i medias italiane/ “Mafia shqiptare ka një kod të pashkruar të nderit dhe hakmarrjes”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/01/2019 11:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Media italiane Tv Nove ka transmetuar mbrëmjen e djeshme një dokumentar mbi mafian shqiptare. Në dokumentar thuhej se gjithçka ka marrë udhë pas luftërave ballkanike.

Aty përshkruhet mënyra se si funksionojnë organizatat mafioze të shqiptarëve jashtë dhe brenda vendit, të lidhura nga marrëdhëniet familjare.

Në dokumentar flitet për një kod të pashkruar nderi e hakmarrjeje.

Pjesë nga dokumentari:

Mafia shqiptare ka marrë udhë ngjatë viteve te luftrave ballkanike. Është formuar në bazë të lidhjeve familjare. Ka një kod të pashkruar të nderit dhe hakmarrjes. Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Kanuni kërcënon të gjithë meshkujt e familjes. Cilësohet si organizatë brutale dhe eficente. Shqiptarët falsifikojnë dokumente kundrejt mijëra eurove.”