JOQ Albania
Home

E kishte rreth 30 metra larg, nëna e nevrikosur godet me shapkë të bijën që po vraponte
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/01/2019 12:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e nevrikosur ka demonstruar se si zgjidhet dhe fitohet një zënkë familjare duke përdorur vetëm një krah të fuqishëm dhe një shapkë.

Kjo video virale, që mund ta shihni më poshtë, tregon momentin që të shkrin gazit, kur një nënë e xhindosur godet me shapkë të bijën adoleshente që po mundohej t’ia mbathte.

Pamjet, të filmuara diku në Meksiko, tregojnë gruan, e cila vrapon për të kapur vajzën, ndërsa nga pas i ndiqte dhe një zë mashkullor që dëgjohej të fliste.

Ai që me shumë siguri është i biri, dëgjohet të thotë:

Jepi ‘Ma, jepi, bjeri..”

Mendohet se vajza ishte rreth 30 metra larg kur shapka, e hedhur në super shenjë nga e ëma, e kapi tek shpatullat.

Videoja u postua në Twitter ku ka marrë më shumë se 1.3 milionë shikime dhe 60,000 pëlqime. JOQ Albania