JOQ Albania
Home

Vëmendje meshkuj! Ja si ta dekoroni mjekrën për Shën Valentin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/01/2019 13:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me afrimin e festës së Shën Valentinit me shumë siguri rrjetet tuaja sociale do të mbushen me çifte të lumtura që tregojnë dhuratat dhe darkat ku kanë qenë.

Disa gjëra nuk ndryshojnë, trëndafila, çokollata, bizhuteri të shtrenjta apo darka romantike. Gjithsesi, nëse ju pëlqen që të jeni të veçantë, ka një zgjidhje edhe për ju.

Së fundmi ka dalë një trend i ri trëndafilash. Vetëm se kësaj radhe nuk janë në një buqetë, por në mjekrën e dikujt.

Pra, partnerët që duan të surprizojnë të dashurat e tyre në mënyrë aspak tradicionale mund të dekorojnë mjekrën me trëndafila.

Mjekrat e dekoruara u bënë trend që në kohën e Krishtlindjeve dhe tashmë si duket po përditësohen me festat e tjera.

Dekorimet për mjekrën mund të blihen në firebox.com për vetëm £10.99. JOQ Albania