JOQ Albania
Home

Gjeti merimangën gjigante tek jastëku i të birit, lumturohet babai: Nuk kam pse të shqetësohem…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/01/2019 13:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një baba ka bërë një reagim aspak normal për këto raste, kur pa se një merimangë gjigante ndodhej pranë jastëkut të të birit.

Në një situatë të ngjashme, kushdo do ishte tmerruar, por Scotty Allen e pa siuatën me një sy ndryshe.

Në postimin e tij, në një grup Facebook-u, ai shkruante:

Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar se mos buburrecat e shpifur më ngacmojnë fëmijën me gjithë këtë vajzë të madhe që e ruan.”

Postimi mori një numër të madh komentesh ndërsa shumë persona sygjeronin se merimanga në foto është e një lloji jo agresiv e parrezikshme.

Incidenti ka ndodhur  në Australi, ku merimangat gjigante janë një gjë normale.

Ekspertët shpjegojnë se merimanga në foto është e parrezikshme, përkundrazi ajo mund të konsiderohet si një ndihmëse për spastrimin e insekteve në shtëpi, pasi ushqehet me to. JOQ Albania