JOQ Albania
Home

Në sy të policisë, qytetarja masakrohet në Tiranë nga qentë endacakë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/01/2019 14:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qentë endacakë prej kohësh janë kthyer në një shqetësim serioz, në disa qytete të Shqipërisë. Shumë persona kanë rënë pre e sulmeve të tyre.

Një grua ka denoncuar për JOQ Albania një rast të tillë të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet.

Ajo shprehet se është kafshuar nga 4 qen endacakë pranë Kryeministrisë.

Denoncuesja shton më tej se aty pranë ishin dhe disa policë, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Fatmirësisht plaga mbi këmbën e saj është sipërfaqësore dhe jo thellë.

Denoncimi për JOQ Albania:

Pershendetje!! Kjo situate me ndodhi dje ne Kryeministria 4 qen endacakë  bashke mu versulen. policia ishte aty pran edhe nuk mori pjese ..