JOQ Albania
Home

“Po pse s’na hodhe dhe ndonjë tjetër o burrë?”/ Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, filmohet duke i kërkuar para pacientit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/01/2019 20:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se kryeministri aktual i vendit pretendon se shëndetësia në Shqipëri është falas, të gjithë shqiptarët që u ka rastisur të paktën një herë që t’i jenë drejtuar cilitdo spitali në vend, e dinë fare mirë se korrupsioni është sheshit dhe mjaft galopant.

Një qytetar ka dërguar një video ekskluzive në redaksinë e JOQ Albania ku pretendohet se si Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, Prof. Ass. Zihni Sulaj, pranon para nga një person në mënyrë që ai ta shtrojë në Pavionin e Toksikologjisë Klinike pranë QSUT. Madje jo vetëm kaq, por në video duket dhe dëgjohet fare qartë kur doktori thotë se: “Po pse s’na hodhe dhe ndonjë tjetër o burrë?”.

Mendohet se video është bërë vitin e kaluar në zyrën e doktorit. Denoncuesi shprehet se ai i ka lënë mbi tavolinë një kartmonedhë prej 5 mijë lekësh të rinj, por me sa duket doktori ka ngelur i pakënaqur me aq pak dhe duket se i ka kërkuar edhe të tjera, siç dallohet qartë edhe në video.

Është e pakonceptueshme se si një mjek i thjeshtë e jo më Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, t’i kërkojë para një të sëmuri për ta shtruar në spital.

Mbetemi në pritje për të parë nëse zoti Rama do të ndërmarrë ndonjë hap pas kësaj videoje apo do të mjaftohet thjesht me ndonjë meme./JOQ Albania