JOQ Albania
Home

Temperaturat përvëluese, ngordhin masivisht kuajt në Australi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/01/2019 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një valë ekstreme e të nxehtit që ka prekur Australinë muajin janar ka bërë që më shumë se 90 kuaj të egër të ngordhin.

Kuajt janë gjetur të ngordhur pranë një pellgu të tharë uji afër Burimeve Alice, javën e shkuar.

Rreth 40 prej tyre kishin ngordhur nga dehidratimi dhe uria, pjesa tjetër e kuajve që kishin mbijetuar u mblodhën.

Ngordhja e kuajve vjen si pasojë e temperatura përvëluese të cilat shkuan deri në 49.5 gradë Celsius në veri të Adelaide-s, Australia Jugore.

Ndërkohë në Burimet Alice, zonë afër vendit ku u gjetën kuajt, temperaturat i kanë tejkaluar 42 gradë Celsius për pothuajse dy javë, më shumë se 6 gradë Celsius mbi mesataren tipike të janarit, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë. JOQ Albania