JOQ Albania
Home

“Nuk lindi para kohe, është thjesht i avancuar”, mesazhi prekës i babait të talentuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/01/2019 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk të ndodh çdo ditë që të shohësh një fëmijë të vogël që kosit barin, ngre pesha, apo ecën për në punë me një valixhe të vogël.

Por, një baba i talentuar i dy fëmijëve përdori Photoshop-in për t’i bërë të gjitha këto që të ndodhin. Fotografitë që të shkrinë gazit trëgojnë fëmijën e vogël që quhet Ryan duke bërë punët e përditshme të një burri.

Matt MacMillan, i cili mesa duket qenka profesionit i editimit të fotove, i shpërndau fotot e të birit në “Bored Panda”, ku shkroi edhe sesi i erdhi frymëzimi për serinë e imazheve.

Ryan ka lindur 9 javë para kohe dhe ka kaluar javë të vështira në kujdes intensiv, por në fund ia doli të shkonte i shëndetshëm në shtëpi.

Babai MacMillan tregon:

Djali ynë, Ryan lindi 9 muaj përpara kohe dhe peshonte vetëm 1.3 kilogramë. Ai kaloi 6 javë në kujdes intensive dhe e gjithë kjo dukej sikur do zgjaste përgjithmonë…Në shpesh bënim shaka duke thënë se ai nuk ishte i parakohshëm, ishte thjesht i avancuar, kështu më lindi edhe ideja që duhej të bëja një set fotografik ku Ryan bënte gjëra që i bëjnë të rriturit."

JOQ Albania