JOQ Albania
Home

Vizituan kështjellën famëkeqe, çifti beson se kanë kapur fantazmën e një prifti në foto
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/01/2019 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift beson se ka fotografuar një fantazmë gjatë një vizite në një kështjellë që besohet të jetë  e pushtuar nga shpirtrat.

Helen Wakeman dhe John Dargan ishin në shtëpi duke parë fotografitë nga udhëtimi  i tyre në kështjellën Dudley,në momentin që pikasën diçka të çuditshme në sfond.

Figura e atij që ata besojnë se është fantazma e një murgu, qëndron vetëm disa metra prapa John-it në foto.

Dyshja, të cilët jetojnë në Birmingham, janë shprehur sa ishin në kështjellë nuk vunë re asgjë të çuditshme.

Helen u shpreh:

Në ishim çifti i parë që u futëm, kështu që nuk kishte asnjë person tjetër përballë nesh. Ishte thjesht një foto e bërë shpjet për kujtim dhe nuk prisnin që të ndodhte kjo. Guida jone turistike na shpjegoi se në këtë vend vinin murgj për të mbajtur mesha dhe mësime, dhe forma në foto duket pikërisht si një murg.”

Kështjella Dudley, e cila është ndërtuar në vitet 1071, është e njohur për fenomenet paranormale që thuhet se ndodhin ndërsa cilësohet si një nga kështjellat më të “pushtuara” nga shpirtrat në Mbretërinë e Bashkuar. JOQ Albania