JOQ Albania
Home

Kjo është veçoria ndryshe e Galaxy S10 nga Samsung
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/01/2019 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që pajisjet e reja prezantohen zyrtarisht me 20 shkurt, foto dhe detaje të reja rrjedhin çdo ditë nga Galaxy S10 i Samsung.

Ndër të tjera, së fundmi është publikuar një foto e Galaxy S10 ne ekranin e të cilit bie në sy aplikacion i njohur si “Samsung Blockchain KeyStore”.

Portofoli i kriptomonedhave përshkruhet si vendi më i sigurt për të mbajtur monedhat tuaja kriptografike. Përdoruesit e Galaxy S10 do të mund të importojnë kriptomonedha si dhe të përdorin autentikimin biometrik për sigurinë.

Detajet e plota nga tre seritë e Galaxy S10, dhe jo vetëm, do t’i zbulojmë në detaje më 20 shkurt kur gjiganti koreano-jugor të mbajë eventin “Unpacked”.