JOQ Albania
Home

Trump i ofron NASA-s fonde të pashterueshme për t’i çuar njerëzit në Mars brenda këtij viti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/01/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thuhet se i ka ofruar NASA-s fonde të pashterueshme për t’i çuar njerëzit në Mars brenda vitit 2020.

Të paktën kështu ka shkruar në librin e tij, Cliff Sims, ish drejtuesi i Strategjive për Mesazhet në Shtëpinë e Bardhë.

Libri titullohet, Team of Vipers: My 500 Extraordinary Days In The Trump White House, ose në shqip, Ekipi i Nepërkave: 500 Ditët e Mia Të Jashtëzakonshme Në Shtëpinë e Bardhë të Trump.

Siç njofton edhe Intelligencer, Sims pretendon se presidenti amerikan ia ofroi fondin agjencisë hapësinore gjatë një video telefonate.

Më 24 prill të 2017-ës,Trump bëri një video-telefonatë me stacionin hapësinor për të përgëzuar astronauten, Peggy Whitson, e cila atë ditë kishte thyer rekordin si amerikania që kishte kaluar kohën më të gjatë në hapësirë.

Sipas asaj që thuhet në libër, presidenti i pyeti ekspertët e NASA-s se kur mund të shkelin njerëzit në Mars, dhe ata iu përgjigjën se me shumë mundësi nga viti 2030. Pasi duhen para dhe teknologji.

I pakënaqur nga përgjigjja, Trump u tha që donte që njerëzit të shkonin në Mars gjatë mandatit të të tij të parë, ose më e keqja gjatë mandatit të dytë. JOQ Albania