JOQ Albania
Home

Si skenë nga përrallat e Disney-t, ujëvara e Niagarës jep “spektakël” pas ngrirjes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/01/2019 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me uljen e temperaturave ne njerëzit fillojmë të ankohemi për të ftohtin, acarin, borën dhe gjendjen e lëkurës. Të njëjtën gjë bëjmë edhe në verë.

Por, nënse ndalemi për një moment dhe të shohim pikturën e madhe, mund të kuptojmë se dimri ndonjë herë mund të krijojë mrekullira.

Një prej këtyre mrekullirave është edhe ujëvara e Niagarës e cila në këtë kohë të vitit është mbuluar nga bora dhe ngrica.

Ujëvara e famshme duket pothuajse sureale e mbuluar nga akulli.

Kështu, vizitorët që guxuan të sfidonin temperaturat e acarta u shpërblyen me disa foto magjike të cilat mund t’i shihni në foto-galerinë e mëposhtme. JOQ Albania