JOQ Albania
Home

Facebook merr vendimin drastik, ja çfarë pritet të ndodhë me tre aplikacionet tuaja të preferuara
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/01/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook po planifikon që të “shkrijë” tre aplikacionet e tjera që ka në zotërim.

Sipas New York Times, Facebook do të shkrijë, Instagram, Messenger dhe WhatsApp duke i lejuar përdoruesit që t’i përdorin të gjitha njëherësh.

Sipas vendimit të marrë, i bie që të tre aplikacionet nën zotërimin e Facebook-ut do të integrohen për herë të parë.

Secili prej shërbimeve do të mbetet si aplikacion i pavarur, por Facebook do të krijë një mënyrë të re për përdoruesit që të komunikojnë me njëri-tjetrin me të tre aplikacionet.

Sipas raportit të publikuar, kompania është ende në hapat fillestare të këtij projekti dhe planifikon që të jetë i mbaruar në fund të këtij viti ose në fillim të vitin 2020. JOQ Albania