JOQ Albania
Home

“Ishte me mua e dashur, sapo mbaruam punë”/ Vajzës i bie qielli mbi kokë kur merr vesh për të dashurën e të fejuarit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/01/2019 9:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historitë e dashurisë janë nga më të çuditshmet. Padyshim ato shqiptare kryesojnë, pasi shpesh në lidhjen midis dy personave ndërhyn ose familja ose një person i tretë.

Ndonjëherë lidhjet me shkuesi kanë funde të lumtura, por jo në rastin e një vajze e cila ka rrëfyer historinë e dashurisë me djalin me të cilin është aktualisht.

Ajo thotë se megjithëse e di që ai është në një lidhje me një tjetër, do luftojë për të. Vajza kërkon mendimin e ndjekësve të faqes, pasi shkruan se po çmendet nga kjo situatë e pazakontë.

Foto ilustruese

Vajza shkruan:

Pershendetje JOQ, mund te tregoj historin time te lutem, qe po mesohem ta jetoj… Kam 2 muaj qe jam fejur me nje djal, normal me shkuesi. Puna esht se nje nate von me merr ne telefon e dashura e tij, gje qe nuk e dija, normal as ajo. Ate nate e kishte marr vesh dhe ajo pasi kishte lexuar mesazhet e mia ne tel e tij, me ra pika kur me thot qe X esht brenda. Me jep ndonje numer familjar… i dhash nr e motres se vetem te sajin kisha. Bomba plas mbas nje dite pasi me tel dhe me thot: Un jam e dashura e X te fejuarit tend, kam 5 vjet me te, un kto dy dit e mora vesh, ai i do te dyja, ty per ne shpi, per tu sherby prinderve per tu la e per ti rrit femijet e mu per qejf, me vjen keq po mundohem ta le per rreth nje vit rrjesht, por nuk kam mundur, edhe pse jam munduar ta bej rob per te len pijen prap skam mundur ta le, me sakt nuk me le ai mua, kur un i kerkoj te me ler te qet ai ateher me kerkon shpesh e me shpesh… qe keshtu e dashur nuk e di cdo besh ti por un kam vendosur mos ta le, kur hyri brenda ishte me mu, me mu esht sot me mu do jet neser me mu do jet gjithmon… dhe un i thash: Pse nuk u fejuat? Se kam nje femi me tha, druhet prej familjes se vet….vetem kjo na ka pengu, un i thash qe nuk me intereson se ca ka apo cfare do ket me ty por ne te dy jemi ne prag te fejeses, qe kshu mund ta mbash dhe te dashur, mbasi doli mbas mbas 3 ditesh i sqaruam gjerat, normal ma do mendja qe me ka genjyer per shume gjera por nuk e di me ben te qesh pa kuptim, me pelqen me shum se cduhet, mbas nje jave isha te familja e tij dhe i shkruaj mesazh: Ku je? Ma kthen duke me then ERDHA. Mbas 2-3 oresh me tel po e dashura e tij e me thot: Ishte me mua e dashur, sapo mbarum pun, qe kshu mesohu ta ndash me tjeter kend… nderkoh gjeja e vetme qe kam ven re esht se pi jasht mase shum, ma shum rri jasht, rrugeve, ma do mendja dhe me te… sesa rri ne shpi. E VETMJA GJ QE UROJ ESHT QE TE KTHEJ, NDRYSHOJ, ME KALIMIN E KOHES, PSE JO MBASI TI JAP DHE NJE FEMIJE… Un po filloj ta pranoj dhe me dashnore ,ju lutem me jepni ndonje mendim shume pytje me lindin ne mendje… A thua do ta ler ndonjeher ate femer? Po alkolin? dhe gjeja qe me vjen me shum keq per veten esht se i dhash virgjerin atij pa e njohur mire dhe pse fejesa esht e sigurt me te. Ka nje familje te mrekullueshme, momentalisht i ka te semure, une e di qe ato jane bashke, do jenë gjithmone bashke dhe pse ai do ta mohoj perhere, madje nje dite me thote e dashura se nese deri dje takoheshim nje her ne dit sot po takona ma shume se sa flet ti ne telefon…un po dua ta le por sme le ai.”