JOQ Albania
Home

Brenda në avion duke u kujdesur për pronaren e vogël, ky është qeni që ka fituar zemrat e të gjithëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/01/2019 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Videoja e një qeni, që kujdeset për pronaren e tij të vogël në një avion, është bërë virale në rrjet.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një qen të racës Malamute që qëndron pa lëvizur, duke u sjellë si një djalë i mirë që është, në sediljen e një avioni.

Bashkë me të është edhe pronarja e tij me nevoja të veçanta, për të cilën ai e ka detyrë të kujdeset.

Qeni, që i la të gjithë pasagjerët pa fjalë, është i stërvitur dhe i kualifikuar si kafshë që ofron suport emocional.

Miku me katër putra i vajzës së vogël është gjithashtu i aprovuar nga specialistët që të fluturojë me avion pranë pronares së tij. JOQ Albania

🇨🇳 Complimenti alla Southern Airlines che sui voli interni permette di viaggiare anche ai cani di grande taglia 🔝🐕🐩🌏 #travel

Publiée par Massimo Ceccarelli sur Mardi 22 janvier 2019