JOQ Albania
Home

“Nëse puth në buzë të dashurin para prindërve a ka problem?”/ Fejohet me veriorin, kjo është dilema që e mundon
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/01/2019 15:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që jemi një shoqëri paragjykuese, kjo nuk vihet në diskutim.

Megjithëse brezi i ri i mendon gjërat në mënyrë më të emancipuar, prindërit tanë mund të kenë mbetur me “të vjetrën” dhe disa nga gjestet tona mund t’i duken të papërshtatshme, sidomos kur bie fjala tek partneri i ardhshëm.

Një vajzë ka shkruar për redaksinë e JOQ Albania, duke kërkuar një mendim. Ajo thotë se do të fejohet me një djalë nga Veriu i vendit dhe do të bëjë prezantimin midis dy familjeve javën që vjen.

Dilema e saj është nëse duhet ta puthë ose jo të dashurin para syve të prindërve, duke patur parasysh se dhe familja e saj dhe e tija janë tejet fanatikë. Ajo thekson se një veprim të tillë nuk e ka bërë as motra e as vëllai i saj me partnerët e tyre kur janë fejuar.

Vajza ka shkruar për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Duke parë se sa shumë paragjykojnë njerëzit në shoqërinë tonë doja edhe unë të dija se çmendim kanë për një temë to ende tabu. Jam nga Tirana dhe javën që vjen kam fejesën me një çun nga veriu i vendit. Por kam një dilemë: Nëse puth në buzë të dashurin tim para prindërve tanë a është problem? Dmth edhe prindërit e mi janë fanatikë se të tijët po e po. A do më shihnin ndryshe pastaj nëse do putheshim para tyre? Merr këtu dhe parasysh brezin e tyre që janë të 60-ës.. Motra as vëllai im nuk e kane bërë një veprim në tillë para prindërve kur janë fejuar. Faleminderit për komentet dhe mendimet dhe as më plas nëse paragjykoni.”/ JOQ ALBANIA

*Komentet ju takojnë juve.

Nëse keni histori të ngjashme nga jeta juaj që dëshironi t’i ndani me ndjekësit e faqes, mund të dërgoni mesazh në llogaritë tona në Facebook, Instagram, WhatsApp apo Viber.

Me respekt stafi i JOQ Albania*