JOQ Albania
Home

Femrat apo meshkujt? Ja cilët janë shoferë më të mirë sipas një studimi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/01/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Beteja” për shoferë më të mirë mes femrave dhe meshkujve ka marrë fund. Dhe, ato që largohen me trofeun në shtëpi janë vajzat.

Nëse e keni gjetur veten duke bërë debat me dikë lidhur me këtë temë, tashmë keni prova për të mbrojtur argumentet tuaja.

Sipas një kërkimi të realizuar nga Confused.com, rezulton se gratë janë shofere më të zota se burrat.

Studimi i cili u bazua në disa të dhëna si numri i aksidenteve, gjobat e marra, rezultatet e testit të drejtimit të makinave etj. dhe në të gjitha këto të dhëna femrat dilnin “fituese”.

Sipas studimit, arsyet që vajzat dhe gratë janë shofere më të mira lidhen me faktin që ato paguajnë më pak për sigurimin e makinës për shkak se shihen nga siguruesit si shofere statistikisht më të sigurta.

E kanë më të vështirë të mësojnë drejtimin e automjetit, por sapo mësohen tregohen më të kujdesshme në rrugë.

Janë meshkujt ata të cilët cilësohen të kenë më shumë vese të këqija ndërkohë që drejtojnë automjetin si p.sh, ngrënia ndërkohë që drejtojnë makinë, pirja e duhanit, drejtimi i makinës zbathur, etj.

Në vitin 2017, 585,000 njerëz kishin shkuar në gjykatë për kundërvajtje në Angli dhe Uells. Nga ky numër total, 79% prej tyre kishin qenë meshkuj. Edhe nëse ky numër ndahej në lloje të ndryshme të kundërvajtjeve, përsëri meshkujt dominonin në secilën kategori.