JOQ Albania
Home

Qeni i rrugës u vjedh vëmendjen modeleve në një shfaqje mode në Indi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/01/2019 0:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qen rruge u ka marrë gjithë vëmendjen vajzave pjesëmarrëse në një shfaqje mode në Indi.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e cila tregon kureshtarin me katër putra që lëviz bishtin i lumtur ndërkohë që ec mes modeleve.

Ndërkohë, kamera fokusohet edhe tek audienca ku njerëz të shumtë mund të shihen duke qeshur. Qeni vazhdoi të eksploronte zonën e i pa shqetësuar ndërkohë që disa nga modelet nisën edhe ta përkëdhelnin.

Pamjet gazmore janë filmuar në pasarelën e Rohit Bal, në Mumbai. JOQ Albania