JOQ Albania
Home

Ky është momenti kur e dashura e dhëndrit vjen në dasmë e veshur si nuse
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/01/2019 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dhëndri në Afrikën e Jugut nuk i kanë dalë mirë llogaritë në momentin që në dasmën e tij u paraqitën dy nuse dhe jo një.

E dashura e tij, si duket ishte zemëruar aq shumë, sa vendosi të vishte dhe ajo një fustan të bardhë dhe të paraqitej në dasmë.

Videoja, deri diku gazmore, u shpërnda fillimisht në Twitter dhe më pas u bë virale në rrjet.

Në pamjet e shpërndara duken dy nuse, njera qëndron pa bërë zë ndërsa tjetra duket e revoltuar, ndërkohë në sfond dëgjohen të ftuarit që thërrasin.

Përdoruesi i Twitter-it që e shpërndau videon fillimisht shkruante:

E dashura u paraqit në dasmë duke veshur një fustan nusërie ndërsa dhëndri po mundohet të qetësojë situatën.”

JOQ Albania