JOQ Albania
Home

Gruaja shtatzënë në Greqi do të sjellë në jetë fëmijën me ADN nga tre prindër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/01/2019 0:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 32-vjeçare në Greqi raportohet të jetë shtatzënë me një fëmijë që ka ADN nga tre prindër.

Ky është një rast eksperimental i një teknike riprodhimi që përdor ADN nga tre persona, i kryer si pjesë e një studimi klinik i cili përdor mënyrën kontroverse për të trajtuar infertilitetin.

Eksperimentimi ka nisur tashmë, ndërsa gruaja është tashmë në javën e 27 të shtatzënisë.

Procedura, e njohuri si terapia e ndërrimit të mitokondrive, është e ndaluar në SHBA pasi përfshirja e ADN-së së një prindi të tretë në një embrion mund të shkaktonte ndryshime gjenetike. Këto ndryshime mund të ndikonin edhe brezat e ardhshëm.

Edhe në të kaluarën kanë lindur fëmijë të “krijuar” nga tre prindër, me qëllim evitimin e një sëmundjeje gjenetike, por në ato raste është përdorur një teknikë tjetër.

Nëna e ardhshme kishte problem pasi ishte operuar dy herë për endometriosis, kishte kryer edhe katër cikle me fekondim të asistuar, por asgjë nuk kishte dhënë rezultat pozitiv për të pasur një fëmijë.