JOQ Albania
Home

Studimi: Fjetja pranë dikujt që gërhet mund t’iu shkaktojë probleme serioze shëndetësore
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/01/2019 0:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e dimë që të flesh pranë dikujt që gërhet është sfidë më vete. Por,veçse e bezdisshme, fjetja pranë dikujt që gërhet gjithë natën mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin.

Sipas një studimi të realizuar nga "College of London", zhurma e madhe, gjatë natës ne qëtësi absolute, mund të rrisë presionin në gjak.

Dhe, dihet tashmë që presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Nuk ka simptoma derisa presioni i rritur shkakton dëme në organet vitale, si zemra ose veshkat.

Për ata që gërhasin vetë nuk ka asnjë lloj “rreziku”. Kështu që herës tjetre që partneri/iu largohet nga dhoma nga zhurma e padurueshme, mos ia merrni për keq.