JOQ Albania
Home

Në formë kafazi, ky është trendi i ri i pantallonave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/01/2019 0:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse trendi i pantallonave mbrapsht u është dukur i çuditshëm, bëhuni gati për një të radhës akoma më të pazakontë.

Fashion Nova ka sjellë trendin e ri të pantallonave, që kanë formën e një “kafazi”.

Pantallonat, të cilat në këtë pikë nuk e dimë nëse mund t’i quajmë kështu, janë të krijuara nga rripa të hollë lëkure që të qepur së bashku formojnë stilin e një kafazi.

Modeli i kafazit, që nuk le fare vend për imagjinatën, vjen me bel të lartë dhe kushton 38 pound.

Edhe pse duken sikur janë pantallona që nuk do i vishte askush, kompania në fakt ka njoftuar se kjo linjë është pothuajse e shitur e gjitha.